Mehmet Kalllfa. Pasurohet "Marubi". 2280 dokumente fotografike dhuratë nga "Foto Studio Kallfa"
TIRANË, 16 Shkurt / ATSH - Të pakten 2280 dokumenteve fotografike nga "Foto Studio Kallfa", me fotografë vëllezërit Mehmet dhe Osman Kallfa, do ti dhurohen Fototekës Kombëtare "Marubi" në Shkodër , gjatë një ceremonie të martën, më 17 shkurt, në ambientet e Ministrisë së Kulturës në Tiranë.
Ministria e Kulturës bën me dije se kjo arkivë, dhuruar nga Pllum Kallfa, djali i fotografit Mehmet Kallfa, do ti bashkangjitet inventarit të Fototekës Kombëtare "Marubi" në Shkodër dhe përmban gjithsej 2272 dokumente fotografike dhe 8 objekte të tjera të "Foto Studio Kallfa", gjithsej 2280.
Arkivi është i pasur me filma negative, fotografi në pozitiv, aparat fotografik "Praktica PLC 2?, "Kodak Vollenta 620?, stativ i aparatit të vjetër "Lamperti & Carbagnati", Milano, aparat fotografik i vjetër me objektiv "SCHNEIDER - KREUZNACH, etj.
Mehmet Kalllfa. Pasurohet "Marubi". 2280 dokumente fotografike dhuratë nga "Foto Studio Kallfa"
.
Mehmet Kallfa punoi si fotoreporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare gjatë viteve 1944 - 1957 dhe për pak kohë si operator pranë Kinostudios "Shqipëria e re".
Pas vitit 1957, e deri në fund të jetës së tij ai punoi pranë sektorit të arkeologjisë në Universitetitn e Tiranës. Arkivi i tij është mjaft i pasur me fotografi që dëshmojnë momente të rëndësishme të historisë së Shqipërisë së viteve 1940- 1970.
Ndër momentet më të rëndësishme që ai fotografoi janë: Hyrja e qeverisë komuniste në Tiranë më 28 nëntor 1944, vizita e Nikita Hrushovit në Shqipëri dhe fotografi të tjera të manifestimeve, pleniumeve dhe kongreseve të para të Partisë Komuniste.
Krahas këtyre fotografive, më të njohurat mbeten ato të publikuara në albumin e parë për arkeologjinë, "Shqipëria arkeologjike" e vitit 1971.
/k.m/f.n/










