FOTO+VIDEO/ Stuhi dëbore në SHBA, ja si është zbardhur vendi në bregdetin lindor amerikan

Një stuhi masive dëbore ka goditur bregdetin lindor të SHBA,  duke mbyllur qendrat e vaksinimit dhe duke e  futur Nju Yorkun në një ngërç. Të hënën pasdite në vend kishte të paktën 48cm dëborë në New Jersey dhe Pensilvanisë dhe në New Jork.  Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së tha se stuhia do të zhvendoset më pas në New England.  New Jorku dhe New Jersey kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe erërat kanë qenë problematike, në disa vende deri në 80 km në orë.   Kryetari i Bashkisë së New York-ut Bill de Blasio lëshoi një urdhër që kufizonte udhëtimet jo-thelbësore nga ora 06:00 me kohën lokale të hënën dhe mbylljen e shkollave publike të martën. Ndërkohë që Andrew Cuomo shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në qytet si dhe në 44 qarqe të tjera.

Më shumë se 1,600 fluturime janë anuluar në aeroportet kryesore nga erërat e fuqishme.  Stuhia gjithashtu ka ndaluar shpërndarjen e vaksinave në Connecticut, New Jersey, Rhode Island, Filadelfia, pjesë të Washingtonit, DC dhe  New Jorkut. Në New York vaksinat do të anulohen deri të Martën, pasi Kryetari i Bashkisë de Blasio ka thënë se "nuk është e sigurt" për banorët e moshuar të dalin jashtë në kushtet e stuhisë.

Në Uashington DC, shumë prej qytetarëve kanë shijuar borën përpara monumenteve ikonike të kryeqytetit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik