FOTO/ Sulmi në aeroportin e Kherson, të paktën 3 helikopterë ushtarakë rusë janë hedhur në erë

FOTO/ Sulmi në aeroportin e Kherson, të paktën 3 helikopterë ushtarakë rusë janë hedhur në erë

Ushtria ukrainase shkatërroi një numër helikopterësh ushtarakë rusë në Aeroportin Ndërkombëtar Kherson të martën, siç e tregojnë edhe imazhet e reja satelitore nga Planet Labs. Një shtëllungë e madhe e zezë tymi shihet duke u ngritur nga aeroporti në imazhin satelitor, me një numër helikopterësh të përfshirë nga zjarri. Është goditja më shkatërruese e njohur që ushtria ukrainase ka kryer kundër helikopterëve rusë gjatë luftës. Po ashtu janë goditur edhe mjete ushtarake që shihen pranë aeroportit, shkruan CNN.

Një tjetër imazh, i marrë nga një dron që fluturon mbi fshatin e afërt të Komyshany, tregon gjithashtu shtëllungën e madhe të tymit që ngrihet nga aeroporti. Sipas të dhënave të mbledhura nga FIRMS, sulmi ushtarak ndodhi rreth orës 13:42 me orën lokale.

Të hënën, imazhet satelitore nga Maxar Technologies treguan një numër helikopterësh ushtarakë rusë në asfalt në Aeroportin Ndërkombëtar të Khersonit, ku në zonën përreth shiheshin edhe dhjetëra mjete ushtarake. 


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset