Superhëna ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjesshëm të Hënës. Mbrëmjen e djeshme Hëna u shfaq më e ndritshme dhe më e madhe. Superhënat ndodhin kur Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj.
Gjatë natës nga e marta në të mërkurë, eklipsi i pjesshëm hënor ishte i dukshëm në të gjithë globin me disa nga pamjet më të qarta në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Hëna e plotë e këtij muaji e njohur si Hëna e Harvest është e dyta nga katër "superhënat" e këtij viti.
Eklipsi tjetër i pjesshëm do të jetë në gusht 2026, i cili do të jetë i veçantë pasi rreth 96% e Hënës do të jetë në hije.