Një person vdiq dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas në një dyqan me pajisje elektronike në Massachusetts të SHBA-ve, mëngjesin e të hënës.
Një makinë tip ‘Toyota’ hyri në dyqan rreth orës 10:45 të mëngjesit, dhe u përplas me xhamin gjë që shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosi 16 të tjerë. Kalimtarët u përpoqën të jepnin ndihmën e parë për të plagosurit. Viktima është një 65 vjeçar i cili ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda që pësoi.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shoferi u arrestua nga forcat e policisë. Ndërsa hetimet janë përqendruar në atë që mendohet të ketë qenë një humbje e kontrollit të automjetit. Por nuk përjashtohet pista e hetimit mbi shkaqe kriminale dhe një sulm të qëllimshëm.