Një varg kilometrik automjetesh është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan–Tiranë.

Siç shihet edhe nga video me dron e siguruar nga Report Tv, qindra makina janë duke pritur në radhë.

Situata paraqitet më rënduar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku qarkullimi është thuajse i paralizuar dhe automjetet lëvizin me shpejtësi shumë të ulët.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e trafikut. Trafiku lidhet me kthimin masiv të qytetarëve drejt Tiranës pas fundjavës.