Një tragjedi dhe një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Napoli, ku prindërit dhe djali i tyre 11 vjeçar kanë rënë në kraterin e një vullkani, ndërsa djali i tyre 7-vjaçar ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja ndodhi në një zonë të ndaluar në Solfatara pranë Napolit, ku fillimisht ka qenë djali 11-vjeçar ai i cili është futur në zonën e ndaluar dhe më pas prindërit kanë shkuar drejt tij për ta shpëtuar.
Fatkeqësisht krateri i vullkanit u shemb dhe të tre kanë rënë brenda.
Autoritetet kanë thënë se shkak i vdekjes dyshohet asfiksia nga gazrat e nxehtë, por pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.
Djali tjetër 7-vjeçar qëndroi larg tyre dhe mundi të mbijetonte, ndërsa ishin të qarat e tij që afruan në zonë disa persona të cilët mësuan më pas për tragjedinë.
“Dëgjova fëmijën duke qarë dhe u afrova, por kurrë nuk e mendova se do të përballesha me tragjedinë më të keqe në jetën time”, u shpreh një prej dëshmitarëve.
[gallery]23864[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com