FOTO/ Turpet e Afganistanit, vendi
bordello ku 'luhet' me djemtë e vegjël

FOTO/ Turpet e Afganistanit, vendi<br />bordello ku 'luhet' me djemtë e vegjël
Afganistani prej vitesh tashmë është pjesë e grupit të vendeve më besimtare në botë, një vend kur burrat dhe gratë ndjekin doktrinën islamike me përpikmëri. Por përpos kësaj devotshmërie fetare, ky vend fsheh një sekret të errët, sekret të cilin edhe vetë qeveria përpiqet ta fshehë.

“Bacha Bazi” që përkthehet si ‘lojë me djem’, duket si një formë e padëshme argëtimi, djem të rinj që kërcejnë për kënaqësinë e më të mëdhenjve. Por në të vërtetë, një fenomen i tillë është më keq se skllavëria seksuale, ku djem të moshës 10-vjeçare kalojnë dorë më dorë në një grup burrash të moshës së mesme për kënaqësinë e tyre seksuale.

Shakur, tani 21-vjeç, ka qenë një nga fatkeqët që u shfrytëzua si skllav seksual. I rrëmbyer që në moshën 12-vjeçare ai detyrohej të kërcente dhe të plotësonte dëshirat seksuale të meso-burrave të pasur. Pesë vite më pas ai mundi të arratiset dhe ato që ka mësuar nga kërcimi, i përdor tani për të siguruar bukën e gojës.

Varfëria e teskajshme e këtyre 15 viteve të fundit në Afganistan e ka bërë edhe më të lehtë punën e ‘gjuetarëve’, që tërheqin djem të vegjël duke ofruar si këmbim punë ose arsimim. Premtime boshe. Djemtë trajnohen si kërcimtarë, vishen dhe lyhen si vajza dhe performojnë përpara një tufe burrash të pangopur. Edhe këngët nën ritmet e të cilave kërcejnë të miturit kanë tekste të tilla që nënkuptojnë atë që pritet të ndodhë më pas. Sapo përfundon festa, nis tmerri i vërtetë.

Të miturit kalohen dorë pas dore dhe çohen në hotel ku abuzohen seksualisht. “Djemtë nuk fitojnë asgjë”, shpjegoi fotografi Barat Ali Batoor që kaloi muaj të tërë duke u përpjekur të fitojë besimin e djemve për të dokumentuar jetën e tyre. Ata jetojnë sikur janë ‘të lidhur’ me shfrytëzuesit e tyre. Këta të fundit i strehojnë dhe u blejnë ushqim apo gjëra të tjera të nevojshme. “Ata bëjnë seks me padronët e tyre, ndërsa në festa abuzohen nga njerëz të ndryshëm”.

Një nga thëniet më popullore në Afganistan është: “Gratë janë për fëmijë, djemtë janë për kënaqësi”. Doktor Soraya Sobhrang, që e ka hetuar gjatë një fenomen të tillë, e ka konsideruar ‘të turpshëm’. Në çdo vend tjetër do të konsiderohej pedofili, por në Afganistan, autorët e këtij krimi mbrohen nga policia.

Efektivët e policisë kanë frikë të veprojnë kundër dëshirave të lordëve dhe biznesmenëve të fuqishëm, të cilët mund të mbajnë edhe 10 fëmijë në shtëpitë e tyre. Rreth 40% e fëmijëve janë të moshës 13-15 vjeç. Ata zgjidhen si ‘bacha bareesh’ (burrë pa mjekër) dhe ky është si një dënim e vdekje për ta. Përjashtohen nga familjet dhe nga shoqëria. Shumë prej tyre gjejnë ngushëllim tek përdorimi i drogëravë si heroina.
afganistan
afganistan
afganistan
afganistan
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari

Tiranë/ Dhunohet infermieri në krye të detyrës te “Nënë Tereza”, arrestohet 23-vjeçari