FOTO/ U arrestua pas vdekjes së biznesmenit në Sarandë, pronari i 'Erdano Tours' kandidoi për deputet në 2021 me Jozefina Topallin

FOTO/ U arrestua pas vdekjes së biznesmenit në Sarandë, pronari i 'Erdano Tours' kandidoi për deputet në 2021 me Jozefina Topallin

Eridion Muho u arrestua sot nga Policia e Sarandës pas shpërthimit me tritol më 24 qershor që i mori jetën biznemsenit Armandi Nelaj. Muha dhe Nela ishin miq dhe kishin panifikuar t’i vendosnin tritol anijes konkurrente Finikas Lines, por tritoli ka shpërthyer dhe 52-vjeçari humbi jetën.

Shqiptarja.com mëson se Muho është pronar i Erdano Tours, i cili operon në linjën Sarandë Korfoz me anijes Saranda Express. Po ashtu, Muho ka kandiduar si deputet në zgjedhjet e 2021 me partinë e Jozefina Topallit, 'Lëvizja për Ndryshim'.

Muho mbante numrin 2 në listën e kandidatëve për Sarandën, por Topalli në zgjedhjet parlamentare të 2021 nuk fitoi as një mandat dhe u dorëhoq nga drejtimi i kësaj force politike.


Lajmi kryesor:

Zbardhet vdekja e biznesmenit Nelaj në Sarandë, do i vendoste tritol anijes konkurrente ‘Finikas Lines’, por shpërtheu dhe i mori jetën! Në pranga miku, pronar i 'Erdano Tours' (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ashpërsohet gara presidenciale në SHBA, 100 ditë para zgjedhjeve

Ashpërsohet gara presidenciale në SHBA, 100 ditë para zgjedhjeve