Kur mendojmë për njerëzit që janë ndarë nga jeta vite më parë, shpeshherë mundohemi të imagjinojmë se si do të dukeshin ata nëse do të ishin ende gjallë. Falë inteligjencës artificiale, kjo është realizuar në një imazh të yllit të popit, Michael Jackson.
Kanë kaluar më shumë se 14 vjet që nga vdekja tragjike e Mbretit të Pop-it, Michael Jackson dhe inteligjenca artificiale ka zbuluar imazhin se si do të dukej artisti tani, nëse do ishte gjallë.
Në një fotografi ekskluzive, e krijuar nga inteligjenca artificiale, Michael shfaqet me flokët e gjata kaçurrela, të zeza, të cilat supozoheshin se ishin paruke.
Mbreti i Popit u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare në banesën e tij në Los Anxhelos pas një mbidoze propofoli, një anestezik kirurgjikal. Ajo ishte administruar nga mjeku personal Jackson, Conrad Murray, i cili më vonë u dënua për vrasje të pavullnetshme pas vdekjes së yllit të muzikës. Ai u dënua me dy vite burg dhe u lirua nga burgu në vitin 2013. Raporti i autopsisë u botua më vonë dhe konfirmoi se trupi i tij ishte i mbuluar me plagë. Jackson kishte plagë tek krahët, që besohej se i ishin shkaktuar nga medikamentet që injektonte gjatë përpjekjes së dëshpëruar për të kapërcyer pagjumësinë kronike.
Kishte gjithashtu gjurmë të dukshme të operacioneve të shumta kozmetike, të realizuara gjatë jetës. Kishte dy plagë kirurgjikale prapa veshëve dhe dy të tjera në të dyja anët e hundës. Kishte gjithashtu plagë në pjesën e poshtme të qafës, në krahë dhe duar. Mjekët më vonë konkluduan se shumë nga këto ishin bërë nga operacionet e ndryshme. Michael Jackson bëri shumë operacione për të ndryshuar pamjen dhe për pasojë kishte tatuazhe kozmetike, konkretisht rreth buzës për t’i zhdukur vijën rozë.
Ylli i popit gjithashtu kishte një njollë mbi kokë, e cila ishte errësuar me tatuazh. Jackson ishte tullac dhe besohet se njolla në kokë dhe pa flokë, ishte për shkak të djegies që mori nga një aksident gjatë xhirimit të një reklame të pepsit në 1984.