I përfolur si një nga kandidatët më të mundshëm të së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka ndjekur sot edhe ndeshjen Tirana-Laçi, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
 
Ministri Veliaj nuk njihet si ndonjë tifoz i “çmendur” i futbollit duke pasur parasysh se në të kaluarën nuk ka marrë shumë pjesë në stadiume për të parë nga pranë ndeshjet.
Ajo që bie në sy është pikërisht prania e tij në ndeshjen e ekipit të kryeqytetit, Tiranës.

Erjon Veliaj

Veliaj shfaqet në praninë e Taulant Ballës dhe Drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genc Kojdheli që është tifoz me Tiranën.
 
Aktualisht Veliaj është Ministër i Mirëqenies Sociale, një prej ministrive më të rëndësishme në qeverinë Rama.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)