Durrës/ Veliera britanike përplaset me peshkarexhën, shpëton ekuipazhi! Çifti anglez e cilësojnë si 'avari'! Forcat Detare fshehin ngjarjen (FOTO+VIDEO)

DURRËS- Një peshkarexhë dhe një velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur në det të hapur në orët e para të mëngjesit të sotëm! Report Tv mëson se veliera “Moon Child” që vinte nga Greqia me flamur anglez, rreth 15 milje larg bregut tonë është përplasur me peshkarexhën "Perëndesha" e cila kishte ndaluar, kishte hedhur rrjetat dhe po peshkonte në thellësi.

Ngjarja rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes rreth 7 milje në veriperëndim të "Kepit të Palit''. Si rezultat i përplasjes, veliera e ka goditur me bash peshkarexhën duke i shkaktuar një vrimë e cila dallohet me sy të lirë, kurse veliera ka pësuar dëmtim dhe ka këputur direkun e velës.

“Perëndesha” ka ngritur rrjetat dhe e ka rimorkiuar velierën në portin e Durrësit ku dhe është ankoruar.

Nga ana e tyre, çifti i të moshuarve anglezë pretendon të kundërtën. Sipas tyre ata pësuan avari, duke mos treguar se janë përplasur, mirëpo pamjet tregojnë të kundërtën. Nga ana tjetër, Forca Detare në një njoftim për mediat përpiqet ta fshehë ngjarjen dhe e cilësojnë edhe ata si "avari".

 “Në orën 02:55 datë 11 maj anijes së Rojes Bregdetare P-04 ''SEMANI'' ju dha situatë për një mjet që kishte pësuar avari. Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Kërkim Shpëtimit anija P-04 u nis për dhënie ndihmë të një mjeti tip veliere  me emër ''MOON CHILD GB'' e cila ndodhej rreth 7 milje në veriperëndim të "Kepit të Palit'', mjeti arriti të shpetohet dhe të rimorkohet nga anija e Rojes Bregdetare.

Veliera me flamur angez me dy persona ne bord u shoqërua për në Portin e Durrësit.  Operacioni SAR u krye me sukses dhe personat e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore⛑. Numri Blu i emergjencës i QNOD-së në shërbim 24 orë është Nr. #125.  Shpëjtësia e dhënies së informacionit në kërkim të ndihmës ka rol të rëndësishëm në parandalimin e fatkeqësive. Forca Detare / Roja Bregdetare janë gjithnjë në gatishmëri për të siguruar sigurinë lundrimoredhe zbatimin e ligjshmërisë detare”, thuhet në njoftimin zyrtar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë