Një pikë karburanti në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, është grabitur nën kërcënimin e armëve në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. 

Dy persona të paidentifikuar kanë dhunuar punonjësin e karburantit Lek Perkeqi dhe si rrjedhojë kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, mbi 100 mijë lekë të reja, e cila ishte xhiroja ditore e pikës së karburantit.

[gallery]19876[/gallery]
Punonjësi i karburantit Lekë Perkeqi është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit, pas lëndimeve të marra nga grabitësit. 

roja i grabitur lezhe karburanti
Roja i karburantit i cili u godit me sende të forta nga autorët

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com