Një shqiptar ka bërë një përpjekje si në filma për t’i shpëtuar efektivëve në Britani të Madhe, pasi policia bastisi shtëpinë e ‘barit’ ku i riu po kultivonte lëndën narkotike. ‘Daily Mail’ ka publikuar disa foto nga momenti i arratisjes, ku shihet se 19-vjeçari shqiptari ka dalë nga dritarja e shtëpisë së barit dhe ka kapërcyer çatitë me pantofla në përpjekje për t'i shpëtuar policisë.
19-vjeçari doli nga dritarja për të shmangur policinë e West Mercia. Mirëpo e gjithë kjo përpjekje për t’u arratisur shqiptarit e rezultoi e pasuksesshme, pasi ai u arrestua në një kopsht aty pranë.
Policia gjeti 60 bimë të mëdha në shtëpinë në Cofton Hackett, Worcestershire, të cilat vlerësoheshin rreth 50,000 £. Ata mundën të sekuestronin edhe 198 bimë të tjera më të vogla, të cilat mund të kishin vlerën 1000 £ secila.
Oficerët sekuestruan bimë kanabisi së bashku me pajisje kultivimi dhe një sistem elektrik të sofistikuar. Bastisja ndodhi pasi fqinjët ngritën shqetësime për drogën dhe aktivitetin e dyshimtë në zonë.
nga shapkat duket qe eshte shqiptar. Legen
PërgjigjuKy ashte brezi i demokracis Fuck up
Përgjigju