Disa orë pas mbarimit të protestës, çadra është “pushtuar” nga heshtja.
Protestues ndonëse shumë të pakët në numër janë rikthyer sërish aty ku siç mund ta shikoni në videot e sjella nga Report Tv ndihet lodhja.
Të pyetur se si shkoi protesta, të pranishmit shprehen se janë të kënaqur e ndërsa thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në çadër derisa të bëhet realitet “Republika e Re”.
"Unë kam rreth 85 ditë, protesta ishte shumë demokratike me e pas zili e gjithë Europa, nuk bëjmë një protestë të dhunshme ne demokratët”.
“Ishte një protestë paqësore, qytetare, pa rrëmuja. Ka qenë rreth 300 mijë veta, më shumë se në protestën e 18 shkurtit”, shprehen disa protestues në çadër pas mbarimit të protestës.
[gallery]22256[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)