Një ndërtesë katër katëshe është rrëzuar në Napoli në komunën Torre Annunziata.
Në ndërtesën, e cila u shemb rreth orës 6:20 mëngjesin e sotëm duke shkaktuar panik tek banorët, jetonin tre familje, me një total prej 8 personash, të cilët kanë mbetur poshtë rrënojave.
Nuk dihen ende motivet e rënies së ndërtesës, ndërsa mes personave të humbur është edhe një punonjës i komunës Torre Annunziata së bashku me gruan dhe fëmijët.
Poshtë ndërtesës kalonte një linjë hekurudhore, dhe sipas disa dëshmitarëve treni i mallrave kishte kaluar vetëm pak minuta para se ajo të shembej.
Por kjo u hodh poshtë nga autoritete, pasi sipas tyre trenat e mallrave nuk kalojnë në linjën midis Torre Annunziata dhe Santa Maria La Bruna.
Linja Napoli –Salerno në fakt është përdorur për transport të udhëtarëve rajonal. Por dridhjet e shkaktuara nga kalimi i trenit sipas autoriteteve, nuk kanë efekt në stabilitetin e ndërtesave ngjitur me linjën hekurudhore.
Disa ekipe të zjarrfikësve tashmë janë duke punuar për të gjetur të zhdukurit.
[gallery]22992[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO