Pas konferencës për shtyp, e cila pati edhe tensione, kryeministri Edi Rama ka darkuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Gazetari i Report Tv, Ermal Qori, i cili ndodhet në Beograd, ka siguruar foto dhe video nga vendi ku u darkuan, ndërsa Ramës dhe Vuçiç i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill.
Në video, vihet re që në darkë ka qenë edhe Alex Soros, djali i George Soros.
Me vizitën në Serbi, Rama përmbylli turin e takimeve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.
Lajmi kryesor: