Foto/ Volejbollistet e Vllaznisë për
stërvitje duhet të pastrojnë palestrën

Foto/ Volejbollistet e Vllaznisë për<br />stërvitje duhet të pastrojnë palestrën
SHKODËR - Rikonstruksioni i Pallatit të Sportit në Shkodër, detyron ekipin e femrave në Volejboll që të stërvitet, ose më mirë të mos stërviten në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari”. vajzat detyrohen që para se të nisin stërvitjen të largojnë nga ambientet e palestrës pellgun me ujë.

Dy vajzat që duken në foto nuk janë pastruese, as të paguara për të pastruar, asgjë e tillë. Nuk janë fotografuar për qejf apo për të marrë vëmendjen e rrjeteve sociale si vajza punëtore. Në fakt duken të atilla, por nuk kanë asnjë lidhje sepse të dyja janë volejbolliste të Vllaznisë.
 
Shqipe Molla dhe Amela Qershija janë volejbollistet të cilat bashkë me shoqet e tjera të skuadrës, çdo ditë përpara se të nisin stërvitjen më parë duhet që t´i futen fort punës për të larguar sado pak pellgjet e ujit që mbushin palestrën e shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës.
 
Atje shkojnë për t’u stërvitur sepse pallati i sportit “Qazim Dervishi” është në rikonstruksion e sipër. Në këtë mënyrë palestra e shkollës “Azem Hajdari” është përcaktuar për ekipin e volejbollit të femrave të Vllaznisë. Në atë palestër mund të bësh shumë llojë sportesh të tjera që lidhen me ujin por jo stërvitje volejbolli.
 
Tashmë stërvitja atje për vajzat e volejbollit, sidomos në këto ditë me shi është një makth i vërtetë. Historia nuk ka një as dy ditë që ka nisur, por afro një muaj. Që nga fundi i muajit dhjetor të vitit të kaluar kur nisën shirat dhe pallati i sportit nisi të rikonstruktohej, ky refren përsëritet thuajse çdo ditë për Vllazninë e femrave në volejboll.

vllaznia
(Në foto: Dy nga volejbollistet të ekipit të Vllaznisë duke pastruar palestrën)

Vetëm dëshira dhe vullneti i volejbollistëve bën që ata të bëjnë sikur stërviten, kjo për shkak se më parë duhet të largojnë ujin e më pas fuqia e tyre për tu stërvitur nuk është maksimale. Në të njëjtën kohë edhe pse mundohen ta largojnë ujin përmes peshqirëve, sërish palestra është e rrëshqitshme dhe duhet të bëjnë kujdes sepse mund edhe të rrëzohen duke pësuar ndonjë frakturë që mund t´i kushtojë pse jo edhe karrierën.
 
Për këtë situatë skandaloze është vetë trajnerja e kësaj skuadre Sadije Gogaj, ajo e cila pranon se gjendja është skandaloze dhe se ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra e ka shumë të vështirë për tu stërvitur normalisht siç realisht duhej që të ndodhte.

vllaznia
(Në foto: Trajnerja e ekipit të femrave të Vllaznisë në Voleboll, Sadije Gogaj)

“Skandal jemi. Puna është se Pallati i Sportit siç e dimë të gjithë është në rikonstruksion e sipër për të dytën herë dhe në po stërvitemi aktualisht tek shkolla 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Këtu, në palestrën e kësaj shkolle kur ka reshje shiu që këto ditë ka patur me shumicë, i gjithë uji pikon dhe bie brenda palestrës dhe ne aty notojmë në ujë. Në këtë mënyrë me këto kushte që kemi dhe praninë e madhe të ujit, stërvitja për ne është shumë e vështirë për tu zhvilluar”.- tha Gogaj.
 
Kjo skuadër, bashkë më ekipet e tjera kanë 7 muaj që sillen andej-këndej si shkak i problemeve të pallatit të sportit “Qazim Dervishi” dhe rikonstruksionit për të dytën herë duke qenë se e para doli dështim.
 
Praktikisht atë lloj stërvitjeje, trajnerja Sadije Gogaj nuk e quan fare stërvitje, përkundrazi thotë se nuk ka se ku të stërviten volejbollistet që ajo drejton dhe se gjendja është e keqe.
 
“Më 14 shkurt fillon kampionati dhe s´jemi kërrkund, po bëhen 7 muaj që sorollatemi, është prishur parketi i Pallatit të Sportit, herë palestrat e zëna e shumë probleme. Ku të bëjmë stërvitje, s´kemi ku të bëjmë sepse nuk kanë kushte palestrat e shkollave, s´kemi ku të bëjmë sepse janë keq. Energji elektrike shpesh herë nuk ka, rrjeta e volejbollit nuk është në përmasat e duhura, s´di ç´të them por jemi shumë keq”-përfundon Gogaj fjalën e saj.

vllaznia
(Në foto: Dy nga volejbollistet të ekipit të Vllaznisë duke pastruar palestrën)

Tashmë me këtë lloj mënyre të stërvitjes, vajzat e volejbollit të Vllaznisë përveçse sportit të volejbollit po mësojnë edhe një punë të re, atë të sanitares. Ndoshta është për të qeshur por më shumë është për të vajtuar. Kjo lloj mënyre përveçse se demotivon vetë volejbollistet nga ana tjetër heq dëshirën dhe shmang e largon edhe elementin e ri që mund të ketë dëshirë që t´i bashkohet këtij sporti dhe ta provojë veten.
 
Më pak se një muaj nis faza e dytë e kampionatit kombëtar të volejbollit dhe Vllaznia nga ana e saj mund të thuhet pa frikë se është tërësisht e dorëzuar dhe se nuk mund të pretendojë asgjë duke qenë se prej 7 muajsh në vend që të stërvitet, stërmundohet duket mos ia arritur qëllimit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore