Një zjarr ka rënë rreth orës 03:00 të mërkurës në një banesë në lagjen nr. 1, mbi rrugën “Turizëm - Kanali i Çukës”, në qytetin e Sarandës.

Zjarrfikësit dhe policia janë ndodhur në vendngjarje duke ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Si pasojë janë djegur një pjesë e konsiderueshme orendish shtëpiake.

Banesa ishte e mbyllur dhe e pabanuar.  Policia po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes.