(FOTO+EMRAT) 12 të rrezikshmit e Gjirokastrës, në listë edhe Jani Alia, policia kërkon ndihmë: Na njoftoni nëse dini vendndodhjen

GJIROKASTER - Pas Vlorës dhe Fierit, Policia e Shtetit ka pubikuar fotot dhe emrat e 12 të rrezikshmëve të Gjirokastrës. Ata vijojnë të jenë ende në kërkim për akuzat e vrasjes ku rezulton një i dënuar me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 35 vite burg, ndërsa mbi 10 të tjerët rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe kultivimit të kanabisit. 

Mes të shumëkërkuarve është edhe Jani Alia, vrasësi i Elton Çiços në zonën e ish-bllokut tre vite më parë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, si autor i vrasjes së Elton Çiços te lokal "De Niro" në zonën e ish-bllokut, ngjarje kjo e regjistruar rreth dy vite më parë. Autori i krimit vijon të jetë në kërkim që prej zbardhjes së zgjarjes nga Prokuroria rreth një vit e gjysmë më parë. 

Emrat e tjerë janë Endrik Lluka, Englied Aliko, Bekim Lekaj, Ardian Gerbi, Gani Abazi, Altin Shurdhi, Bardhi Skenderaj, Medi Krishti, Surja Sinani, Labjan Saraçi, Eltjon Bregasi. 

Gani Abazi, ish-inspektor policie në Memaliaj është akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për kultivim të lëndëve narkotike. Lidhja e ish-policit Abazi me trafikantët në Tepelenë u zbulua rastësisht nga Prokuroria. Ajo ishte duke hetuar për disa ngjarje kriminale, të cilat e kanë zanafillën në ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, në prill 2015, ku janë dhunuar prindërit e shtetasit Elton Çiça, të dyshuar për këtë ngjarje kanë qenë shtetasit Ervis Imeri dhe Robert Rama dhe se ky i fundit është gjendur i vrarë në periferi të qytetit të Durrësit. Më pas, u vra edhe shtetasi Elton Çiça.

 

12 te shumekerkuarit e Gjirokastres

Policia e Shtetit bën thirrje për informacione për secilin, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e vendodhjes së të shumëkërkuarve.

Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.

Policia e Shtetit

l.q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Lufta' ndaj COVID-19/ A është momenti i duhur që të lirohen masat e karantinës?

Komento

Komente

  • Tiku: 16/11/2018 17:46

    Keta dy te paret ne athin i keni pse nuk bashkpunoni me interpol athinen ti kapni te dy vrases te rezikshem

    Përgjigju