Ndonëse temperaturat janë të ulëta dielli i Tiranës është fantastik në këtë fund janari. E gjithë java është karaktarizuar nga moti me diell që të josh të dalësh në rrugë të shijosh pse jo dhe një akullore apo të marrësh një sy gjumë pranë njeriut tënd. Ka dhe nga ata që vrapojnë për të kryer punët e tyre të përditshme apo dhe pazarin e ditës.
Tirana i pranon të gjithë, jeton mes ngjyrave, muraleve apo dhe mesazheve për të qenë pozitiv, buzëqeshur por dhe për të jetuar të tashmen, sepse e nesërmja është ëndrra e të sotmes.
E ndërsa shikoja fotot e Malton Dibrës, fotograf i LSA, të shkrepura sot në Tiranë mu kujtuan vargjet e këngës së ‘West Side Family”
Tirona çfarë është? Më i madhi paradoks!
“Mundësi me njemije rrugë...
E qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit
Ku ka intelektualë por ka edhe katunarë’
Gjithçka mund të ndodhë në Tironë, aty ku gati 1 milionë banorë shohin të ardhmen e bashkë me zhgënjimet i realizohen dhe ëndrrat.
Asgjë e veçantë?!
Përgjigju