Në ditën e 15-të të vaksinimit në Shqipëri vijon procesi me të gjithë ata që janë në ballë të luftës me COVID-19.  Sot në stadiumin “Air Albania” e ka pasur radhës ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar fotot.

“Dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve, në vijën e parë të përballjes me virusin e rrezikshëm, janë sot më të mbrojtur pas kryerjes së vaksinës anti Covidnë Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, shkruan ministria.