Foto që të tronditin janë ato të publikuara nga mediat e huaja për histornë e Lonnie Willison, jeta e së cilës është dëshmi se sa e paparashikueshme mund të jetë ajo. Lonnie Willison konsiderohej mbretëresha e pasarelave dhe popullariteti i saj i solli miliona dollarë.
Por Willison luftoi me varësinë nga droga dhe i dha fund martesës së saj 2-vjeçare dhe 2 vjet më parë u shfaq duke kërkuar ushqim në kazanët e mbeturinave në Los Angeles, këmbëzbathur dhe e droguar.
“Unë nuk kam folur me Jeremy. Nuk dua të flas me miqtë e mi. Po kaloj mirë. Nuk dua që dikush të më ndihmojë… Unë nuk kam celular. Unë kam ushqim dhe një vend për të fjetur. Marr ca para aty-këtu, dhe ha ushqim nëpër kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë”, tha ajo më parë për britaniken “The Sun”.
Komente

/HISTORIA/,nuk ka te beje as kapitalizmi,as vendi ku ndodhet.Kjo eshte fytyra reale e abuzimit te vetevetes me drogat e forta,kudo qe te ishte, njelloj kishte per te perfunduar.
PërgjigjuKjo tregon sesa e pamëshirshme eshte amerika dhe kapitalizmi atje , ne Evrope ka tjeter nivel jete sidomos Britania kurrë nuk i le ne baltë njerëzit e saj të medhenj! Për Shqiptarët shembull eshte vetëm Italia ! Italia vend I mbrekullive ose Amerika e shqipetarev
Përgjigju