Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot.
Lajmi kryesor:
1 vit pushtim në Ukrainë, Biden: Kiev reziston, por në rrezik është liria! Putin evokon kërcënimin bërthamor: Le të pezullojmë traktatin 'New Start'
Ora 16:05
Pushtimi rus i Ukrainës: Një vit nëpër 32 imazhe tronditëse
1 / 31
Ndërsa trupat ruse filluan pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mësuesja 53-vjeçare Olena Kurylo u plagos në një sulm në qytetin e Çuhujiv
2 / 31
Ushtarët ukrainas në pozicione në një urë brenda qytetit të Kievit më 25 shkurt 2022
3 / 31
Automjetet e blinduara ruse të shkatërruara mbushin një rrugë në qytetin e Buça pranë Kievit më 1 mars 2022
4 / 31
Maryna Yatsko duke vrapuar në një spital pas të dashurit të saj, Fedir, që është duke mbajtur djalin e saj 18 muajsh, Kyrylo, i cili u godit gjatë bombardimeve të Mariupolit më 4 mars 2022
5 / 31
Një burrë bart një fëmijë nga qyteti Irpin pas granatimeve të rënda, ndërsa trupat ruse përparonin drejt Kievit më 6 mars 2022
6 / 31
Një vajzë me macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars 2022, ku shumë njerëz u detyruan të strehoheshin.
7 / 31
Varrosja e trupave në një varr të përbashkët në periferi të Mariupolit më 9 mars 2022
8 / 31
Një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh pasi një tank rus qëlloi mbi të në Mariupol më 11 mars 2022
9 / 31
Një jetim 5-muajsh, i shpëtuar nga qyteti i rrethuar i Sumyt, duke fjetur në karrocën e tij në qendrën "Zemra e Qytetit të Kievit" (Kyiv City Heart Center), më 20 mars 2022
10 / 31
Një burrë duke kaluar me biçikletë jo larg tij shihen flakët dhe tymi që dalin nga zjarri pas një sulmi rus në Harkiv më 25 mars 2022
11 / 31
Një ushtar ukrainas duke ecur pranë mbetjeve të avionit transportues Antonov An-225 Mriya, më 2 prill 2022
12 / 31
Vlad Tanyuk, 6 vjeç, duke qëndruar pranë varrit të nënës së tij, Ira Tanyuk, në oborrin e shtëpisë në periferi të Kievit më 4 prill 2022
13 / 31
Yana Bachek ngushëllohet nga partneri i saj, Yevhen Vlasenko, dhe nëna e saj, Lyubov Hubareva, teksa qan mbi trupin e babait të saj, Viktor Hubarev, 79 vjeç, i cili u vra nga sulmet në Harkiv më 18 prill 2022
14 / 31
Ekipet e pastrimit duke u përgatitur të punojnë në vendin ku ka ndodhur një sulm rus në Kiev më 28 prill 2022
15 / 31
Trupat e 11 ushtarëve rusë të shtrirë në tokë në fshatin Vilkhivka, të rimarrë nga forcat ukrainase më 9 maj 2022
16 / 31
Oksana Balandina, 23 vjeç, bartet nga bashkëshorti i saj, Viktor, në një spital në Lviv më 13 maj 2022
17 / 31
Anëtarët e familjes duke shikuar ekipet e shpëtimit teksa punojnë për t'i shpëtuar të afërmit e tyre që janë nën rrënojat e një ndërtese banimi të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në qytetin Chasiv Yar, në rajonin e Donjeckut, më 10 korrik 2022
18 / 31
Një vajzë e re duke mbajtur qenin e saj, përshëndet gjyshërit e saj nga një tren evakuimi që niset nga Pokrovski, në rajonin e Donjeckut, më 2 gusht 2022
19 / 31
Njerëzit duke pushuar në një plazh ndërsa tymi dhe flakët ngrihen nga një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e okupuar të Krimesë në Ukrainë, më 9 gusht 2022
20 / 31
Në një funeral në Buça më 31 gusht 2022
21 / 31
Një ushtar ukrainas me një shalqi në dorë, ngre gishtin e madh teksa një raketë lëshohet drejt vijës së frontit në rajonin e Donjeckut më 3 shtator 2022. Fruti u bë simboli i operacionit kundërsulmues të ushtrisë ukrainase për çlirimin e qytetit të Herson
22 / 31
Një grua duke ngrohur qenin e saj me pallton që ka veshur, në Kivsharyvka më 16 tetor 2022. Banorët kishin jetuar pa gaz, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm për tri javë
23 / 31
Fotot kapin momentet para dhe pas goditjes së një droni kamikaz të prodhuar nga Rusia në Kiev më 17 tetor 2022
24 / 31
Trupi i ushtarit ukrainas, Vadym Bereghnuy, 22 vjeç, para se të varroset në një varrezë në Harkiv më 17 tetor 2022
25 / 31
Një çift të moshuarish duke u përqafuar. Të moshuarit janë ulur në një stol në qytetin e vijës së parë të Bahmutit gjatë një momenti qetësie nga bombardimet më 27 tetor 2022
26 / 31
Ushtarët ukrainas duke qëlluar me artileri drejt pozicioneve ruse pranë Bahmutit në rajonin e Donjeckut, më 20 nëntor 2022
27 / 31
Një grua duke ecur me një elektrik dore gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike në Kiev më 14 dhjetor 2022
28 / 31
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris (majtas), dhe kryetarja e atëhershme e Dhomës Nancy Pelosi, reagojnë ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u dhuroi ligjvënësve një flamur ukrainas me autografe nga trupat që po luftojnë në Bahmut
29 / 31
Një burrë ukrainas duke qarë pasi gruaja e tij u vra kur një raketë ruse shkatërroi shtëpinë e tyre në Zaporizhja natën mes 25-26 janarit 2023
30 / 31
Fëmijët qëndrojnë pranë një krateri të krijuar nga goditjet raketore ruse në qytetin Hlevakha, jashtë Kievit, më 26 janar 2023
31 / 31
Një tank rus i shkatërruar i mbuluar nga dëbora në qytetin e Sviatohirsk më 12 shkurt 2023
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★
★
★
★
★
0.0 / 5 (0 vlerësime)
Faleminderit!
LAJMET MË TË VLERËSUARA
Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.9% -
Të gabuar
89.3% -
Nuk e di
4.8%
Vota total: 2765
Votat totale janë unike
-
Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
Lajme të tjera
-
Goditja ruse ndaj trenit Ukrainë-Poloni, Kallas: Donin të trembnin Perëndimin! Rutte: Putin i dëshpëruar! Trump: Moska dhe Kievi do ndalin sulmet ndaj infrastrukturës energjetike
14 Shtator, 15:36 -
Kremlini: Po përgatiten bisedime të reja trepalëshe me SHBA-në dhe Ukrainën në tetor
13 Shtator, 13:39 -
Dimri po afron dhe kundërshtarët janë në vështirësi: ja përse Putin nuk e ka me ngut t’i japë fund luftës në Ukrainë
13 Shtator, 12:12 -
Rusia godet pranë kufirit me Poloninë, Kievi paralajmëron BE-në: Barbarët rusë janë në dyert tuaja! Trump-Zelenskyt: Ndal sulmet ndaj rafinerive ruse
13 Shtator, 11:37 -
Lufta/ Përpjekjet për paqe, Zelensky pro takimit me Putin në SHBA
12 Shtator, 15:57 -
Kievi para makthit të një dimri të ftohtë, Zelensky: Do t’ua kthejmë rusëve sulmet ndaj objekteve energjetike
12 Shtator, 08:26 -
BE akordon 6.1 miliardë euro për Ukrainën, apel vendeve anëtare: Jepini Kievit raketa interceptuese Patriot!
11 Shtator, 16:56 -
Ukraina sulmon qytetin turistik rus Soçi, 28 të plagosur! Rusia përgjigjet me sulme në Detin e Zi, 9 të vdekur e 24 të plagosur
10 Shtator, 17:09 -
Ukraina zhvillon dhe përdor teknologji të re në vijën e parë të frontit 'brenda disa muajsh'
10 Shtator, 16:51 -
'Jemi më të fortë se Rusia', Rutte: Moska nuk do ta përçajë NATO-n, do të shtojmë mbështetjen për Ukrainën
10 Shtator, 16:30 -
Zelensky u rrezikua nga droni rus, ra pranë avionit presidencial teksa ngrihej drejt Oslos
10 Shtator, 07:33 -
Putin dhe Trump flasin 1 orë në telefon, Kremlini: Nuk kemi plane të sulmojmë Europën! Londra dhe Berlini furnizojnë Kievin me raketa Patriot
8 Shtator, 17:45