Fotografi austriak Robert Picchler
çel ekspozitën Shqipëria e viteve ‘90 

Fotografi austriak Robert Picchler<br />çel ekspozitën Shqipëria e viteve ‘90 
Shqipëria e viteve ’90, që sapo kishte shpërthyer koracën e izolimit komunist përbënte një kuriozitet për të huajt, dhe sidomos për gazetarët dhe fotografët.

Një vend që sapo kishte shembur komunizmin, me një shtet të çorganizuar, me një kulturë të shkëputur dhe të izoluar nga bota prej 50 vitesh, do të ishte as më shumë e as më pak kështu si në këtë ekspozitë fotografike, të titulluar “Kthim në kohë - Shqipëria e viteve ‘90”.

Kjo ekspozitë ka për autor fotografin austriak Robert Pichler, i cili ka arritur ta njoh, por edhe ta dojë Shqipërinë, dhe veten e quan një mik të këtij vendi.

“Isha mysafir nga vitet ‘90 ku kam qënë në Malësinë e Vogël me miqtë. Ata tashmë  kanë ardhur këtu për të parë ekspozitën.Dua të theksoj dy aspekte për ardhjen time në Shqipëri ,një aspekt  personal që është i lidhur me mua si fotograf dhe si historian që kam ardhur këtu për herë të dytë në vitin 92. Në  989 kam ardhur për herë të parë.  Por në 1992 kam ardhur për 6 muaj dhe në këtë kohë kam nisur punën time këtu”shprehet fotografi.

 Në fokusin e fotografit Pischler janë fiksuar elementë të traditave folklorike të ruajtura në zona të thella të Shqipërisë, peizazhe të bukura dhe godina të vjetra të konsumuara nga varfëria, por edhe kantiere të reja e të rrëmujshme ndërtimi.

Mbi të gjitha fokusohet një gjendje psikologjike e çoroditur e njerëzve

Në datën 14 korrik ekspozita e fotografit austriak Robert Picchler do të udhëtojë në qytetin historik të Bajram Currit dhe do të çelet në Muzeun historik të këtij qyteti.

[gallery]23091[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja