Monica Bellucci “paraqitet” në një ekspozitë të re fotografike duke festuar veprën jetësore të fotografit të mirënjohur italian Gian Paolo Barbieri. Ekpozita është zhvilluar në galerinë 92 Arts in Progress në Milano. Në ekspozitë është një nga fotografitë kryesore të ekspozitës, ku shfaqet aktorja, e cila ka pozuar nudo në ujë për fushatën e Dolce&Gabanna në vitin 2000.
Monica, tani 58 vjeçe, luan gjithashtu në një film dokumentar për jetën e fotografit 84-vjeçar, "The Man and The Beauty", i cili përmban disa nga subjektet e tij ikonike, duke përfshirë Eva Herzigova dhe Donatella Versace.