Fotografia bëhet virale/ Pasagjeri përpiqet të marrë me vete një shalqi në avion ne aeroportin e Brindisit

Fotografia bëhet virale/ Pasagjeri përpiqet të marrë me vete një shalqi në avion ne aeroportin e Brindisit

Shalqiri i vendosur në kontejnerë e destinuar për çanta

ITALI- Ata që zgjedhin Pulian si destinacion pushimi, kur kthehen gjithmonë duan të marrin me vete një pjesë të këtij rajoni. Jo vetëm në mënyrë metaforike, por dikush, ka marrë me vete një frut të këtij vendi.

Kështu në aeroportin e Brindisit një pasagjer që po kalonte kontrollet e sigurisë, tentoi të merrte me vete në bord një shalqi. Ai e kishte vendosur atë në kontejnerë të destinuar përgjithësisht për çanta shpine, kompjuterë dhe karroca.

Ngjarja u komentuar edhe nga presidenti i aeroportit të Pulias, Antonio Vasile. Duke publikuar foton, e cila u bë virale, Vasile shkroi: “E kuptoj që dëshiron të sjellësh pak nga Pulia në shtëpi kur të kthehesh nga pushimet, por a nuk po e teprojmë?!’

Shalqiri i vendosur në kontejnerë e destinuar për çanta

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Homazhe për Ismail Kadarenë, Alda Bardhyli: Iku i qetë, e botoi krijimtarinë e tij

Homazhe për Ismail Kadarenë, Alda Bardhyli: Iku i qetë, e botoi krijimtarinë e tij