Fotografia e një ushtari shqiptar
emigrant në SHBA në vitin 1905

Fotografia e një ushtari shqiptar<br />emigrant në SHBA në vitin 1905
Shpesh dëgjojmë se Amerika është “komb i migrantëve” apo “një ibrik me kultura të përziera” sa që këto shprehje janë bërë monotone. Por, në të vërtetë, nëse e shohim të dokumentuar këtë histori, është një tregim krejt ndryshe.
 
Fotografitë mahnitëse që do t’i shihni më poshtë të njerëzve me kostumet e tyre kombëtare që kalonin përmes Ishullit Ellis në fillim të shekullit të XX, e në mesin e të cilave është edhe fotografia e një ushtari shqiptar që kishte emigruar në SHBA në atë kohë i veshur me kostum kombëtar, na tregojnë se sa e pabesueshme dhe unike është historia e Amerikës si komb i migrantëve.
 
“The Washington Post” raporton se këto fotografi janë shkrepur nga Augustus Sherman, një fotograf amator që punonte si kryeshef i regjistrimeve në Ishillin Ellis nga 1892 deri më 1925. Sherman kishte shkrepur këto fotografi të njerëzve me kostumet e tyre kombëtare. Ato u publikuan më pas në “National Geographic” më 1907 dhe dikur qëndronin të varura në muret e qendrës kryesore federale të Shërbimit për Migrantë në Menheten, sipas “Public Domain Review”, transmeton Koha.net.
 
New Yorku nisi të shfrytëzonte Ishullin Ellis si stacion për imigrantët më 1 janar të vitit 1892, dhe deri më 1954, më shumë se 12 milionë migrantë përdorën ishullin për të hyrë në SHBA. Madje, sipas “National Park Service”, më shumë se 40 për qind e amerikanëve mund të gjurmojnë prejardhjen e tyre përmes Ishullit Ellis. /Marrë nga Koha Ditore/
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!