Revista amerikane 'Time', ka botuar një fotografi që ka ngjallur shumë debate.
Në foton e vitit 2001, duket kryeministri kanadez Justin Trudeau qe teksa ka lyer me ngjrë të zezë fytyrën, pozon në një festë të shkollës, e cila kishte si temë "Netët arabe".
Duke iu adresuar fotografisë, Trudeau tha se i vjen "thellësisht keq".
"Atë kohë kam menduar se veprimi i do të ishte racist, por tani e kuptoj se është dhe më vjen keq", tha Trudeau.
Kryeministrit Trudeau, tani në ethet e garës elektorale, më 21 tetorm, është shënjestruar nga rivali i tij Andrew Scheer, i Partisë Konservatore
"Lyerja e fytyrës me të zezë është një akt i lartë i racizëmit", tha Scheer.
Këshilli Kombëtar i Myslimanëve Kanadezë e kritikoi po ashtu Trudeaun për fotografinë, duke thënë se ajo "I bën jehonë acizmit".