Fotografitë e shkodranes Elisa, lektores që kthehet nga Gjermania për njerëzit e thjeshtë të fshatrave të Shqipërisë!

 Fotografitë e shkodranes Elisa, lektores që kthehet nga Gjermania për njerëzit e thjeshtë të fshatrave të Shqipërisë!

Fotografi nga ekspozita e Elisa Berdices ne galerine 'Oda'

Prej një dekade pedagoge në Gjermai, por pasionin (dhe profesion) për fotografinë Elisa Berdica e bën urë komunikimi për të promovuar përmes imazhit vlera humane e turistike të vendit të saj. E nisi me vendlindjen e saj, Shkodrën, ku është rikthyer këto ditë, për të prezantuar në galerinë “ODA” fotografitë më të fundit, të realizuara në kuadër të projektit ‘Ruralb’, që ka në fokus njerëzit e zakonshëm, punën e fshatit, probleme sociale por edhe ekonominë e brishtë të njerëzve ‘përtej gardhit’ të jetës në qytet.

Berdica tenton që përmes imazheve të saj, jo vetëm të komunikojë histori, por edhe të ndërgjegjësojë për problemet reale që prekin njerëzit që jetojnë në zonat rurale të vendit tonë.

Elisa Berdica ka lindur në Shkodër në vitin 1987. Pas përfundimit të doktoraturës në Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, ajo vazhdon të punojë në Universitetin e Mannheim, Gjermani, si lektore dhe fotografe me fokus fotografinë dokumentare.

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’/ 'Burgu i shëndetit', libri që 'shpëton' jetë! 'Zgjohu kërshëri' nga Valbona Banka! “Djali, urithi, dhelparani dhe kali”, fitoi 'Oscar' si film!

‘Në Librari’/ 'Burgu i shëndetit', libri që 'shpëton' jetë! 'Zgjohu kërshëri' nga Valbona Banka! “Djali, urithi, dhelparani dhe kali”, fitoi 'Oscar' si film!