Një fotografi e marrë nga një kameraman i ushtrisë amerikane, në momentin kur fotografja dhe katër afganët u vranë në një shpërthim, është publikuar nga ushtria amerikane.
Ushtria amerikane publikoi gjithashtu një fotografi nga Spc Clayton, e cila po stërvitej në fotojournalizëm.
Në fotografi duket momenti i fundit i shpërthimit që i mori jetën fotografes dhe ushtarëve.
Specialistja Hilda Clayton, 22 vjeç, dhe katër ushtarë të Ushtrisë Kombëtare Afgane vdiqën gjatë një shpërthimi në një ushtrimim stërvitor më 2 korrik 2013.
Revista ushtarake “Military Revieë”, publikoi imazhet të cilat po bëjnë xhiron e botës.
"Vdekja e Clayton simbolizon mënyrën se si ushtaret femra janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj situatave të rrezikshme në stërvitje dhe në luftime në të njëjtin nivel me homologët e tyre meshkuj", shkruhej në revistën ushtarake.
Ushtria tha se, "Clayton ndihmoi në aktivitetet e dokumenteve që synonin formimin dhe forcimin e partneritetit Amerikano-Afgan".
Fotografia e shkrepur nga Clayton në momentin e vdekjes së saj.

Kjo foto është marrë nga një ushtar afgan, me të cilin Clayton po stërvitej në fotojournalizëm.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com