SHBA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të NATO-s mbrëmjen e djeshme në Uashington.

Rama ka ndarë në Facebook momentin e pritjes nga presidenti i SHBA, Joe Biden dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në foton familjare, kryeministri Rama shihet në rreshtin e parë, krah Joe Biden dhe Stoltenberg.

Në kuadër të 75-vjetorit të NATO-s në Uashington po mbahet edhe samiti treditor i NATO-s, nga 9-11 korrik. Ky samit synon të projektojë forcën dhe të mbështesë Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

1720632400_ramabiden.jpg