TIRANE - Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi në një intervistë nga studio e televizionit A1 REPORT hodhi akuza të rënda ndaj policisë së shteti duke i cilësuar drejtuesit e saj të keqpërdorur nga politika në interes të biznesit.
Reagimi i ashpër i ish-kreut të policisë vjen pas publikimit të fotove të një dreke të drejtuesve të lartë të policisë me biznesmenin Arben Frroku të akuzuarin e vetëm nga Prokuroria për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj mbrëmjen e 24 shkurtit të këtij muaji.
Kupola e policisë që ishte personazh në këtë foto, Agron Kulicaj, Tonin Vocaj, NIkolan Bala, Muhamet Rrumbullaku nuk pranuan faktin që ishin në drekë me biznesmenin por e cilësuan atë një takim rastësor. Ndërkaq, Prençi shprehet se sipas tij tavolina është e mirëorganizuar ku në krye qëndron Kulica. Sipas Prençit i vemti person i rastësishëm në tryezë, është pronari i lokalit.
“Arben Frroku është një biznesmen i nderuar, është mik i shumë prej drejtuesve të policisë. Është mik me të gjithë ata që po drekojnë. Ai është pjesë e drekës sepse ka gotën, telefonat. Foto tregon se ata janë mbledhur për të festuar...e deri në këto momente nuk ka asgjë të keqe...gjesti i sotëm për të argumentuar që Frroku erdhi për të bërë një foto është për të dëshiruar..”, deklaroi ish-drejtues i lartë i policisë.
Në lidhje me dorëheqjen e Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj nga hetimi për vrasjen e Dritan Lamaj, Prençi tha se kjo është demagogji për të treguar se japin dorëheqje për këtë komprometim të situatës, por thekson Prençi, “ata nuk janë në grupin hetimor”.
“Ata u shprehën se do të japin dorëheqjen, por të gjithë e kuptojnë se hetimin nuk e drejtojnë ata..e drejtojnë prokurorët... Jo të heqin dorë nga hetimi se ato i udhëheq prokurori, po ata nesër të mos paraqiten më në punë..”, theksoi Shemsi Prençi.
Më tej ish-drejtuesi i lartë i policisë akuzoi sërish policinë “kupolën e zezë të policisë” siç e cilësoi ai, se edhe në largimin e tij nga funksionet e larta në polici është përdorur politika e keqpërdorimit të policisë nga biznesi.
“Unë e kam denoncuar kupolën e zezë të policisë. Jam viktimë e drejtpërdrejt e mbështetjes që drejtuesit i policisë i japin biznesmenëve..doja të luftoja krimin...edhe largimi im me këtë ka të bëjë...polica keqpërdoret nga politika në interes të biznesit”, përfundoi Prençi.

*NE FOTO: Në rreth të kuq Arben Frroku, në krye të tavolinë me xhaketë të zezë Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj me këmishë rozë ngjitur me Arben Frrokun me gotën në dorë, dhe Met Rrumbullaku ngjitur me Kuliçaj me xhaketë të zezë e kollare kafe dhe Nikolin Bala me xhaketë gri e këmishë bojëqielli
Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com