Fotoja me Obamën, Duma: 
Prokuroria të hetojë Edi Ramën

Fotoja me Obamën, Duma: <br />Prokuroria të hetojë Edi Ramën
Partia Demokratike vijon këresën e saj drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë mbi krimin federal të konsumuar nga Edi Rama, duke investuar 80 mijë dollarë , me të cilat bleu foton me Presidentin amerikan Barack Obama. PD i ka kërkuar Ramës të tregojë burimin e këtyre parave, të cilat u futën në fushatën presidenciale në SHBA.

Në këtë momente të rëndësishme kur flitet për drejtësi, përgjegjësi, llogaridhënie, prej 20 ditësh, Edi Rama nuk jep asnjë shpjegim, edhe pse gjendet publikisht nën akuzë se ka investuar me 80 mijë dollarë një krim federal në Shtetet e Bashkuara. Së fundmi, tre ditë më parë, Fox Neës, duke raportuar mbi këtë skandal, arriti në konkluzionin se pikërisht Edi Rama ka siguruar paratë për Bilal Shehun, i cili u përdor për t’i mundësuar shefit të rilindjes një foto me Obamën, foto që u përdor më pas në fushatë.

Në një dalje për mediat sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD Grida Duma tha se Rama ka detyrimin e përgjegjësinë publike të tregojë burimin e parave me të cilat bleu foton me Obamën.

Deklarata e plotë
Gjigandi ndërkombëtar Fox Neës i shtohet mediave më të mëdhaja të globit që tregojmë me gisht shtetasin e huaj numër 2, por Edi Rama hesht nuk jep asnjë sqarim. Krimi federal që ka investuar Edi Rama me 80 mijë dollarët e tij, është një vepër e rëndë për të cilën Bilal Shehu pritet të dënohet në vjeshtë me 5 vite burg e 250 mijë dollarë.

Ndërsa Edi Rama ka detyrimin e përgjegjësinë publike të tregojë burimin e parave me të cilat bleu foton me Obamën.

A janë para të ligjshme, apo aktivitetit kriminal? Kush është burimi i 80 mijë dollarëve?

A janë para droge e trafiku ato që u futën në fushatën presidenciale në SHBA, nga shtetasi i huaj numër 2, siç e cilëson FBI Edi Ramën. Për të gjitha këto ka një kallezim penal në Prokurorinë e Përgjithshme dorëzuar nga Partia Demokratike.Ne e përgëzojmë organin e akuzës për rastin e fundit të procedimit për korrupsion të anëtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea për 50 mijë euro rryshfet.

Është rasti që Prokuroria të reagojë me të njëjtën kurajo e vendosmëri edhe për 80 mijë dollarëshin e paligjshëm me të cilin Edi Rama bleu foton me Obamën.

Të hetojë Prokuroria e të zbardhë rastin pa u ndikuar nga presioni i kryeministrit, por bazuar vetëm mbi ligj.​
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)