Në një deklaratë për mediat, sekretarja për Marrdhëniet me Publikun në PD, në vijim të akuzave për atë që e cilëson skandalin 80 mijë dollarësh të fotos me Obamën, ka deklaruar sot se shtetasi i huaj numër 2, që sipas FBIsë amerikane ka përfituar nga krimi federal i futjes së paligjshme të 80 mijë dollarëve në fushatën e Obamës, eshte Rama, i cili prej dy javësh ndodhet publikisht nën akuzë, por hesht, nuk jep asnjë sqarim.
Deklarata e PlotëShtetasi i huaj numër 2, ose Edi Rama, që sipas FBI-së amerikane ka përfituar nga krimi federal i futjes së paligjshme të 80 mijë dollarëve në fushatën e Obamës, prej dy javësh ndodhet publikisht nën akuzë, por hesht, nuk jep asnjë sqarim.
Shtetasi i huaj numër 2, doli nga hetimet që u bënë ndaj Bilal Shehut në Amerikë, i cili u përdor nga Edi Rama për ti mundësuar në tetor të vitit 2012 një foto me presidentin Obama, foto që e përdori në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 ku erdhi në pushtet.
Për këtë krim, për futjen e parave nga një burim i huaj në fushatën presidenciale në Amerikë, dhe për përfituesin, shtetasin e huaj numër 2, që është Edi Rama, kanë shkruar Reuters, Ëashington Post, Zëri i Amerikës, Daily Mail, Associated Press, the Guardian, pra media lider në botë e shumë të tjera.
Por Edi Rama hesht.
Hesht shtetasi i huaj numër 2, përfituesi i krimit federal, sepse nuk tregon dot burimin e 80 mijë dollarëve. Pse nuk e tregon dot Edi Rama se nga erdhën 80 mijë dollarët, kush është burimi, kush është donatori?
A janë ato para të pisëta, para droge, para trafiku, para biznesi kriminal? Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama hesht?
Shtetasi i huaj numër 2 nuk i ka bërë mirë llogaritë. Heshtja nuk e ndihmon të mbyllë skandalin, siç shpreson.
Përkundrazi, e rëndon edhe më shumë pozicionin e tij, dhe kjo heshtje verteton se krimin federal, Edi Rama e investoi me me një tjetër krim, me futjen e parave të pisëta në fushatën presidenciale të Amerikës.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
42.7%
-
Të gabuar
53.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 20503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kaos dhe tensione në dashuri, por është koha për reflektim, çfarë thonë yjet për ju sot
29 Shtator, 07:09
-
Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'
28 Shtator, 22:56
-
Zbuloni shenjat e horoskopit që sakrifikojnë më shumë për partnerin
28 Shtator, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 0-3 Genoan dhe merr kreun e Serie A! Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Gjimshiti më i miri te Atalanta
28 Shtator, 22:37
-
FOTOLAJM/ 'Vëllazëria pushton gjithçka', Veliaj takon Alex Soros në New York
28 Shtator, 22:14
-
'Babalja'/ 24 orë në qeli, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Bashkë kundër së keqes
28 Shtator, 21:58
-
Ministri Balla takim me shqiptarë që jetojnë në Mynih: Brenda vitit 2025, shërbimet konsullore online
28 Shtator, 21:44
-
Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv
28 Shtator, 21:12
-
Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot
28 Shtator, 21:02
-
GOLAT/ Paqe mes golave spektakolarë, Bayern Munich barazon 1-1 kundër kampionëve të Leverkusen
28 Shtator, 20:38