Fotoja me Obamën,Ristani: Rama i
përfshirë në krim federal në SHBA

Fotoja me Obamën,Ristani: Rama i<br />përfshirë në krim federal në SHBA
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeminsitrit Rama lidhur me një foto që ky i fundit ka bërë me presidentin amerikan Obama në vitin 2002. Përmes sekretarit të përgjithshëm Arben Ristani demokratët akuzojnë kryeministrin se po fsheh një krim federal që ka kryer në SHBA duke ju referuar fotografisë.

Sipas Ristanit, “porositësi”, Edi Rama, duhet të merret menjëherë në hetim nga prokuroria për fshehje të pasurisë dhe mashtrim ndërkohë që ai vetë duhet të japë llogari se ku i ka marrë paratë e fotografisë

Ja deklarata e plotë e sekretarit të përgjithshëm, Arben Ristani
Prej 13 ditësh, shtetasi i huaj numër 2, siç e quan FBI, ose Edi Rama, aktualisht kryeministër i vendit, është publikisht nën akuzë se ka investuar një krim federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke futur në mënyrë të paligjshme, 80 mijë dollarë në fushatën e Obamës, për të siguruar një foto me të. Foto të cilën më pas shtetasi i huaj numër 2, pra Edi Rama, e përdori në fushatën e zgjedhjeve politike në Shqipëri në vitin 2013. Për shtetasin e huaj numër 2, siç e quan FBI, pra për Edi Ramën, për përfshirjen e tij në këtë krim federal, kanë shkruar gazetat më të mëdha të globit. Gjithkush e di, gjithkush e tregon me gisht. Vetëm ai hesht. Ndërkohë që dorasi, Bilal Shehu e ka pranuar krimin dhe pritet të dënohet në vjeshtë deri në 5 vite burg dhe 250 mijë dollare gjobë, sipas ligjit amerikan, porositësi, shtetasi numër 2, Edi Rama duhet urgjentisht të merret nën hetim nga prokuropria shqiptare për veprat penale të ndikimit të paligjshëm, të fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave. Pavarësisht hetimit, Edi Rama ka detyrimin para shqiptarëve dhe opinionit publik të përgjigjet se; Ku i mori 80 mijë dollarë që pagoi për një foto me Obamën? Kush është burimi i këtyre parave? Kush është donatori? A janë para të ligjshme, apo para që vijnë nga aktivitet kriminal? A është investuar krimi federal me para droge e trafiku? Këto janë pyetje që shtetasi i huaj numër 2, ose Edi Rama, nuk i shmang dot. Sa më shumë e zvarrit transparencën dhe llogaridhënien, aq më shumë vetëdenoncohet si autor i këtij krimi të shumëfishtë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'