Në samitin e G7-së që është mbajtur një javë më parë në Quebec të Kanadasë, është shkrepur një foto interesante e realizuar me sa duket gjatë një diskutimi mes liderëve botërorë, ku fotoja është e realizuar në të njëjtën kohë nga të katër anët.
Në foton e publikuar në profilin e kancelares Angela Merkel në Instagram, ajo dominon e rrethuar nga bashkëbiseduesit, duke tentuar të zgjedhin qëndrimet e ndryshme dhe duke i mbajtur duart mbi tavolinë para presidentit amerikan Donald Trump, i cili është personi i vetëm që qëndron ulur dhe nuk e shikon ndërkohë që Merkel është duke folur.
Kjo foto ka shkaktuar një lumë komentesh, kurse disa përdorues të rrjeteve sociale, Merkel u është dukur si një “mësuese” që “qorton nxënësin që nuk e dëgjon” , Trumpin.
Por presidenti Donald Trump ka thënë se ajo foto është marrë shumë ndryshe nga e vërteta, duke u shprehur:
Kam një marrëdhënie shumë të mirë me kancelaren Merkel, por mediet i ekzagjerojnë gjërat ndonjëherë.
Presidenti amerikan Donald Trump
Gjithashtu mësohet se gjatë bisedimeve ai i është drejtuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron duke i thënë:
Të gjithë terroristët janë në Paris.
Presidenti amerikan Donald Trump
KA dhe SHUME PO SHUME ama ne GJERMANI .PO me ITALI ?? CA SI SHUME .PO NE ALBANI?? ME E LARTE SE NE FRANCE .PO KU TE MBYTESH? KA SHUME PESHQ TE MEDHENJ POR QE donald LU-se NUK ia MBAJTI by..tha te permendte emra Dr ISHIN dy PESHKAQENE qe te shqyenin .ILIR FLORIRI META DHE RAMA TAHIR RUCI ERION BRRACE .
PërgjigjuCa ke duke thene or ti shoq?! Fol shqip se nuk po del se ku e ke llafin brenda apo jashte kufirit?! Pastaj ky koment duket ska lidhje me artikullin apo ja ke fut ashtu me tym hahah. Tregon qe je injorant komplet prandaj mos bej me te tilla se nuk eshte per ty .