ARIZONA- Një foto që është dërguar bashkëshortes së tij nga një zjarrfikës para se të humbte jetën në zjarrin vdekjeprurës në Arizona ka prekur popullin amerikan.
Andrew Ashcraft, 29 vjeç, babai i 4 fëmijëve dërgoi me anë të celularit një foto të flakëve të zjarrit gllabërues.
Me foton ai kishte bashkëngjitur edhe një mesazh të shkurtër dhe ironik: “këtu do të kem edhe drekën time të ushqimeve ushtarake”.
Disa orë më pas Andrew dhe 18 kolegët e tij u përpijnë nga flakët dhe tymi i zjarrit vdekjeprurës. Kjo foto është bërë një dokument për të kujtuar sakrificën e njerëzve kurajoz.
Autoritet amerikane kanë hapur një hetim për të kuptuar se si kanë rrjedhur ngjarjet pasi skuadra e zjarrfikësve e “Granite Mountain Hotshot” ishte e stërvitur mirë dhe dinte se si të përballonin flakët e “vështira”.
Autoritet për momentin janë duke hetuar mbi disa elemente nëse skuadra e zjarrfikësve ishte e informuar mbi ndryshimin e kohës, apo mjetet e komunikacionit ishin me defekt. I vetmi i mbijetuar në këtë tragjedi është një zjarrfikës 21 vjeç i cili mund do të zbardhë këtë histori të dhimbshme.
Por ajo që dihet është se Amerika është në shok për këtë dramë që i ka prekur të gjithë dhe mbi të gjitha këto pikëpyetje populli do të dijë përgjigjet.
Redaksia Online
(lc/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com