FOTO/ Prishtina blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kurti: Kosova tani edhe më e sigurt

FOTO/ Prishtina blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kurti: Kosova tani edhe më e sigurt

Albin Kurti me dronin Bayraktar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia,të cilat do të përdoren për të rritur sigurinë në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Kurti i cili u shfaq me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, tha se “Kosova tash është edhe më e sigurt”, ndërsa theksoi se tanimë oficerët e Forcës së Sigurisë kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Autoritetet në Kosovë nuk kanë bërë të ditur numrin e dromëve të blerë e as çmimin e tyre.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkroi në rrjetet sociale se dronët Bayraktar “janë lloji më i fundit i armatimit që kemi blerë, posedimi i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë”.

Dronët turq që njihen në treg si të lirë dhe efektiv, janë vleërsuar të rëndësishëm në konfliktet në botë, përfshirë edhe atë në Ukrainë.

Shqipëria kohë më parë bleu dronë Bayraktar, ndërsa muajin e kaluar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se ka hequr dorë nga synimi për blerjen e dronëve të tillë, në shenjë proteste ndaj armatosjes së Forcës së Sigurisë së Kosovë nga vendet e NATO-s, posaçërisht nga Turqia.

Qeveria e Kosovës është kritikuar nga diplomacia perëndimore dhe është vënë në masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri.

Javën e kaluar qeveria e Kosovës është pajtuar të zvogëlojë praninë e forcave policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe, si pjesë e veprimeve për të ulur tensionet.

Zyrtarët evropianë e kanë mirëpritur pajtimin e Kosovës për hapat e parë drejt uljes së tensioneve ndërsa presin përparim të mëtejmë në këtë drejtim.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pajtimin e Kosovës për shtensionim të situatës i ka quajtur lojë të disave në perëndim që sipas tij kërkojnë një arsye të fajësojë Serbinë dhe të ruajnë “foshnjën e tyre”.

Javën e ardhshme kryenegociatorёt e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjes së arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës që u shpall me mbështetjen e perëndimit.

Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 4 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:39
“Bayraktar TB-2” arma e rëndë që e posedon Kosova, droni mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë! Shkatërron tanke, mjete të blinduara, e sisteme anti-raketore

1689517038_16895022892222.jpg

“Bayraktar-i” është mit në Ukrainë e shpresë për ushtarët që po i bëjnë ballë Rusisë.

Me shpejtësi rreth 220 kilometra në orë, droni turk në qiell mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë.

Droni që shkatërron tanke, mjete të blinduara, e sisteme anti-raketore tashmë është edhe në duart e Ushtrisë së Kosovës.

Sa dronë i ka blerë Kosova nga Turqia nuk dihet, por “Bayraktar-i“ turk, është prezantuar zyrtarisht në njërën nga bazat e FSK-së.“

Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e kësaj arme të fuqishme”, ka thënë Albin Kurti, Kryeministër.

Për ta blerë dronin e pakapshëm nga radari i cili fluturon në dhjetëra kilometra lartësi, nuk ka qenë e lehtë sipas Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Për të drejtuar “Bayraktar-in” duhen tre persona, komandanti, piloti, dhe një operator. Oficerët e FSK-së tashmë janë trajnuar për të kryer misione me “Bayraktar TB-2”.

Qendra e pilotimit është një kamion lëvizës me qendra të radarit dhe kontrollit. Një ekip mund t’i kontrollojë tre dronë në të njëjtën kohë. Nga vendi ku qëndron ekipi, droni mund të kontrollohet deri në 150 kilometra distancë.

Rrezja e gjuajtjes së dronit turk është 15 kilometra distance, dhe thuasje çdo mjet tokësor i blinduar që hynë në këtë zonë mund të shkatërrohet. Raketa që shkatërron edhe sisteme antiraketore është kalibër 200 milimetër.

Dronët që kushtojnë rreth 5 milionë euro, sipas ekspertëve të sigurisë janë blerje e qëlluar për ushtrinë e Kosovës.

“Lindje-perëndim, dhe veri-jug diku 170-180 kilometra hapësirë, kështu që ky dron edhe fluturon në atë hapësirë dikur rreth 150 kilometra nga baza e saj se ku do të vendoset dhe sigurisht që nuk është e pamenduar blera e këtyre dronëve sepse i përshtatet kushteve dhe relievit të Kosovës”, thotë Xhavit Sadrijaj, Ish-Atashe i Sigurisë në Gjermani.

Ish-Atasheu i Sigurisë në Gjermani, thotë se Bayraktar TB-2 është një ndër dronët më të sofistikuar në botë.

“Bart një ngarkesë goxha të madhe me teknik luftarake deri në 100-150 kilogramë, mund të pajiset edhe me raketa të menqura, që janaë jashtzakonisht precize në goditjen e tankeve ose edhe mjeteve të blinduara apo edhe bunkerëve”, shtoi ai.

“Bayraktar-I” turk në duart e ushtrisë së Kosovës nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Serbisë. Aleksandar Vuçiç para disa ditësh ishte ankuar se Turqia po e armatos seriozisht Kosovën, madje duke cenuar raportet me shtetin serb./dukagjini

Ora 22:11
Kosova blen dronët 'Bayraktar', Reuters: Nuk dihet se për çfarë do të përdoren

1689538317_64001689527136xkurti247.jpg

Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull blerjes së dronëve “Bayraktar” nga Kosova.

Sipas kësaj agjencie, blerja ka ndodhur një kohë kur po përballet me trazira në veri.

“Reuters” citon një postim të kryeministrit të Kosovë Albin Kurti, i cili thotë se shpenzimet e fundit të sigurisë po e bëjnë vendin më të sigurt.

Por, ai nuk tregoi se pse do të përdoren këta dronë.

Ato fituan famën e tyre pasi u përdorën nga ushtria ukrainase kundër forcave ruse.

 “Reuters” ka shkruar edhe rreth ushtrisë së Kosovës, e cila po synon t’i ndërtojë kapacitetet e plota me 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë. NATO ka 4 mijë e 500 ushtarë për sigurinë e territorit të Kosovës.

Ora 15:56
Kosova blen dronë Bayraktar, Mehaj: Me shpirtin e trashëguar nga UÇK dhe me pajisjet moderne, FSK bëhet e pathyeshme

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se blerja e dronëve Bayraktar, ka qenë gjithmonë një prioritet i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në facebook ai tha se dronët o të ndihmojnë në rritje e sigurisë në Kosovë.

“Që nga dita kur kam marrë mandatin si ministër në Qeverinë Kurti -II-, prioriteti im kryesor ka qenë blerja e armatimit dhe pajisja e FSK-së me armatim modern të teknologjjsë së fundit, të cilat gjithnjë janë sipas standardeve të NATO-së. Dronat Bayraktar janë lloji më i fundit i armatimit të cilat i kemi blerë, posedimit i të cilave kam vlerësuar së është i domosdoshëm për mbrojtjen e vendit tonë. Ky proces nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit Kurti, të Qeverisë dhe gjithashtu mbështetje të fuqishme ndërkombëtare me të cilët do të vazhdojmë të rrugëtojmë krah për krah gjithmonë, kemi arritur të përmbyllim me sukses edhe këtë projekt madhor”, ka shkruar Mehaj.

Tutje ai ka shkruar se projekte të tjera në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenj drejt zhvillimit të forcave të Kosovës.

“Megjithatë, këto nuk janë pajisjet e vetme që kemi në posedim, në jemi furnizuar e vazhdojmë të furnizohemi çdo ditë për të ngritur kapacitetet tona. Projektet në vazhdim do të jenë hapa të mëdhenj drejt zhvillimit të forcës tonë. FSK-ja me shpirtin luftarak të trashëguar nga UÇK-ja dhe me pajisjet moderne që po i sigurojmë çdo ditë, bëhet ushtri e pathyeshme dhe garantuese e paqes.Republika e Kosovës duhet të jetë vendi i 33 që anëtarësohet në NATO, detyrat tona në këtë rrugë do t'i kryejmë me përkushtim dhe së bashku do ta realizojmë edhe këtë aspiratë”, ka shkruar Mehaj”.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kritiku: 16/07/2023 16:16

    Po me Milan Radojciqin u konsultua per blerjen e droneve?

    Përgjigju
    • Or tej: 17/07/2023 08:23

      I ka mhaftuar nje OK nga Rama or teeeejjjjj

  • GOLI: 16/07/2023 12:57

    TE LUMT ÇUNI,NA PRIVT E MBARA...TE VEME TE MOLLA E KUQE...TE NA ROJ MEMA SHQIPERI.

    Përgjigju
  • Kistra: 16/07/2023 12:54

    Tani te gjeje vrime e te futet Amerika e perendimi! Ky pa drone u tregoi vendin jo me tani. Ta provoje gjatoshi yne te anulloje perseri mbledhjet e qeverive, pastaj te prese Bajraktarin! Hahaha, shyqyr qe keta kane shume urrejtje e hiq mundesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim