FOTOLAJM / 18 rrugët më të 
rrezikshme për të shkuar në shkollë

Ky është sezoni i mrekullueshëm (ose i llahtarshëm) i hapjes së shkollave jo vetëm në Shqipëri, por dhe për miliona nxënës në të gjithë botën. Në kuadër të kësaj, ju prezantojmë me 18 rrugëtimet më të rrezikshme dhe të pazakonta nëpër të cilat shumë fëmijëve u duhet të kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë.
 
Ulja në bankat e shkollës dhe marrja e dijeve mund të jetë shpeshherë një luks i vështirë për t’u patur. Shumë prej nesh mund ta marrin edukimin si të mirëqenë, por për shumë të tjerë kjo është një sfidë e vërtetë.
 
Pamjet në këtë fotogaleri tregojnë sesa të guximshëm mund të bëhen fëmijët vetëm për të patur të drejtën e arsimimit, edukimit, dijes. Sipas UNESCO-s progresi për të lidhur fëmijët me shkollën ka rënë shumë gjatë pesë viteve të fundit. Kushtet e vështira të jetesës por dhe mungesa e infrastrukturës, janë arsyet kryesore që disa fëmijë detyrohen të braktisin shkollën.
 
Përmbytjet, prishjet e rrugëkalimeve apo dhe kushtet ekstreme të rrugëve të improvizuara e bëjnë shpeshherë të rrezikshme rrugëtimin e nxënësve drejt shkollës. Zgjidhja mund të duket e thjeshtë: të ndërtohen rrugë dhe ura, të blihen autobusë dhe të punësohet një shofer.
 
Por, për fat te keq mungesa e fondeve ashtu si dhe katastrofat natyrore në shumë vende e bëjnë pothuajse të pamundur sigurimin e një zgjidhje, të cilën ata e kërkojnë me kaq guxim dhe ngulm.
 
 
1-Pesë orë udhëtim në mal me një rrugë 30 cm, për në shkollën me distancën më të largët në gjithë botën, Gulu, Kinë

rruge e veshtire
rruge e veshtire
rruge e veshtire

2-Nxënës që ngjiten në shkallë të pasigurta druri në fshatin Zhang Jiaëan, në Kinën Jugore

shkalle
shkalle

3. Fëmijë që udhëtojnë drejt konviktit të shkollës nëpër Himalaje, në Zanskar, Himalajat Indiane
rrugë me akull

4. Nxënës që kalojnë një urë të shkatërruar në Lebak, Indonezi
(Pasi kjo histori u bë publike, prodhuesi më i madh i çelikut në Indonezi ndërtoi një urë të re, që fëmijët të mund të kalonin lumin të sigurtë)

ure e prishur
ure e prishur

5. Fëmijë duke fluturuar mbi 800 metra lartësi në një kabull çeliku mbi lumin Rio Negro, në Kolumbi
1
2
6. Fëmijë duke lundruan mbi një kanoe për në shkollë, në Riau, Indonezi 
kanoe

7. Fëmijët duke kaluar mes pyllit, mbi një urë të krijuar nga rrënjët e pemëve, në Indi
peme ure

8. Një vajzë duke ngarë një dem për në shkollë, Birmani
femije mbi buall

9. Fëmijë mbi një trinçikël (dumdum) gjatë rrugës për në shkollë në Bangladesh, Indi
fëmijë me tricikel

10. Duke kaluar nëpër një urë të prishur nëpër borë për të shkuar në shkollën në Provincën Sichuan në Kinë
ure e prishur

11. Fëmijët duke udhëtuar mbi një varkë druri në Pangururan, Indonezi
anije

12. Vajza shkolle duke kaluar mbi një dërrasë në murin e shekullit të 16-të Galle Fort në Sri Lanka
vajza

13. Nxënës duke lundruar me varkë në Kerala, Indi
varke

14. Fëmijë shkolle duke udhëtuar në karrocën e tërhequr nga një kalë në Delhi, Indi
femije ne karroce

15. Studentë duke kaluar lumin Ciherang në një lundër të sajuar me bambu, në fshatin Cilangkap në Indonezi
1

16. 125 milje rrugëtim nëpër male për të shkuar në shkollë, Pili, Kinë
rruge mali

17. Fëmijët duke ecur 30 metra mbi një litar të tendosur mbi lumin Padang, Sumatra, Indonezi
ure e prishur
ure e prishur

18. Nxënës të shkollës fillore duke kaluar lumin mbi një komardare të fryrë gomë në Provincën Rizal, Filipinë
femije me komardare
femije me komardare

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll

'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll