TIRANË- Kur Sali Berisha të shkojë në selinë blu, për ta nxjerrë nga zyra Lulzim Bashën (nëse ky i fundit do të jetë aty), do të përballet me ndryshime në shtëpinë e demokratëve.
Me nisjen e vitit të ri 2022, Basha ka vendosur që t’i ndryshojë “fytyrën” selisë blu. Dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e e përparmë janë veshur sot me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD-së.
Këto ndryshime vijnë 2 ditë para 5 janarit, dita ku Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës që t’i lirojë zyrën me argumentin se Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar me firmën e 4446 delegatëve. Ndërkohë nga ana tjetër, Lulzim Basha në konferencën e fundvitit ka qetësuar demokratët se në 5 janar nuk do të ndodhë asgjë, e ndërsa theksoi se PD-ja është e përgatitur për të gjitha skenaret.

Si ishte selia e PD

Si është bërë
-
Veshja me logo eshte bere per arsye se perben nje veper penale te shtuar dhunimi i simboleve te partise si thyerje djegie etj..
Përgjigju -
Pertej logove blu duhet te kene vene ekstra mbrojtese prej kompensato,ose llamarine qe te mbrojne xhamat dhe hapesiren e brendeshme nga ndonje sulm i mundshem.
Përgjigju -
Berisha nderkohe eshte brenda ne godine ????
Përgjigju -
E kane bere mos te duken nga jashte, Por ska gje qe i shpeton, eshte e kote te ndalesh Vullnetin e popullit sado te mundohen, Keqardhje per kte popull qe ngeli ne luftea brenda vetevetes, Ka 30 vjet vetem luftojne me njeri tjetrin dhe vriten E me pas zene pozicione e strehohen neper lagje me ushtare, Keshtu jetojne si minj.. Shyqyr qe kemi ikur nga ai vend jetojme jashte Se vetem mercenare e hajdute kane ngele nga njera ane Dhe disa njerez te pa fajshem dhe te pa fuqishem Nga ana tjeter ne te gjithe shqiperine.
Përgjigju -
sic duket po pergatitet te kendoje dordomuzi kur te futen ushtaret e berishes brenda godines
Përgjigju










Komente
Komento