Foto-lajm/ 2 vite pas vdekjes, lëvizja Vetëvendosje përkujton Astrit Deharin në Tiranë

2 vite pas vdekjes në rrethana ende të pazbardhura, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një aktivitet përkujtimor, për Astrit Deharin. Aktiviteti është zhvilluar ditën e sotme në orën 18:00, tek Universiteti i Arteve në Tiranë, në sallën Blackbox. Të pranishëm në sallë ishin prindërit e tij, Xhemile dhe Avni Dehari, si dhe bashkëshortja e tij Arta Dehari. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe deputeti i KK, Liburn Aliu, ndodheshin në sallë. Të tjerë folës jane Elvis Hoxha, Hysamedin Feraj, Arbër Zaimi, familjarë të tjerë dhe shokë e shoqe të Astritit. Siç shihet edhe në këtë foto të siguruar nga Shqiptarja.com, në fasadën e Universitetit të Arteve është vendosur fotografia e Deharit.

 

Aktivisti Astrit Dehari ndërroi jetë më 5 nëntor 2016 gjatë transportit nga dhomat e paraburgimin në burgun e Prizrenit drejt Spitalit Rajonal. Autopsia e bërë nga autoritetet kosovare doli në përfundimin se Dehari kishte kryer vetëvrasje, por këtë version nuk e ka pranuar familja e të riut, të cilët kanë akuzuar autoritetet se e kanë vrarë. Aktualisht ka një hetim të pavarur për këtë ngjarje. 

I riu ishte i martuar dhe la pas një vajzë e cila lindi pas vdekjes së tij, me emrin Arsa.  Dehari mbahej në paraburgim me dyshimin për terrorizëm me rastin e sulmit që kishte ndodhur ndaj Kuvendit te Kosovës. Ai ishte njëri nga gjashtë të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2016. Ngjarja tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë, ndërkohë që nuk munguan protestat dhe homazhet për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja