Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka qenë sot në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku ka raportuar mbi ligjin për eficencën e energjisë. Ai u përball me akuzat e opozites lidhur me ceshtjen e marreveshjes me CEZ. Genc Ruli ka debatuar ashpër me të gjatë mbledhjes. Por, pas saj ata janë fotografuar shumë miqësor dhe të qeshur me njëri­tjetrin. Gjiknuri ka qenë në qendër të aludimeve, se ministria e tij qendronte prapa shkresës ku Meta përmendej në gjyqin ndërkombëtar për çështjen e CEZ. Edhe pse debati zgjati për më shumë se një muaj, Gjiknuri nuk bëri asnjë reagim publik. Në media është raportuar se ai është një nga ministrant që kërkohet të ndryshohet.