Sophie and Rocco R. Fritz nga Argjentina, AFifah nga Indonezia e fëmijë të tjerë në mbarë botën i janë bashkuar dhimbjes së miqve të tyre të vegjël teksa janë fotografuar me këto thirrje që mbajnë në duar. “Mjaft na i vratë shokët”, “E duam Gazën”, “Shpëtoni të gjithë miqtë e mi”, “Lironi Palestinën”, “Jo më vdekje në Gaza”, e shumë thirrje të tjera, janë apeli që vjen nga fëmijët për situatën e krijuar në Gaza, ku dita ditës shënohen viktima, mes tyre gra e fëmijë.
Janë të shumtë ata që kanë ofruar ndihmën e tyre financiare, janë të shumtë ata që ofrojnë mbështetje morale për palestinezët. Ashtu siç janë të shumtë edhe ata persona që shprehin habi dhe pyesin se ku e gjejnë fuqinë këta njerëz për të vazhduar përpara edhe pasi shohin që t’i vriten fëmijët para syve të tyre e i puthin e përcjellin për në banesën e fundit.
Por po të shohim këto foto që vijnë nga fëmijët nëpër botë, ndoshta gjejmë dhe se nga buron kjo forcë e palestinezëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)