TETOVE- “Ballistët”, tifozeria e skuadrës së Shkëndijës te Tetovës, në ndeshjen e kësaj të fundit me Metalurgun e Shkupit kanë shpalosur në stadium një banderolë ironizuese ndaj Michel Platinisë dhe UEFA-s.
 
Duket qartazi se kjo ka qenë një mënyrë tjetër origjinale e tifozerisë tetovare për të protestuar ndaj vendimit të UEFA-s për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes famëkeqe Serbi-Shqipëri. Vetë emri i Presidentit të UEFA-s është shtrëmbëruar në Platinoviç, ndërsa gjithashtu sportdashësit e Tetovës kanë ironizuar dhe se me dhunë ekstreme mund të arrihet kualifikimi për në Europianin e vitit 2016.
 
“I dashuri Platinoviç, na i rrahën futbollistët dhe fituan 3:0. Ne i vrasim në ndeshjen e kthimit dhe fitojmë një vend në finalen e Euro 2016?”- shkruhet në banderolën e “Ballistëve”.
ballistet































(Në foto: Banderola e tifozëve të Shkëndijës)
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)