Kreu i PD, Sali Berisha, zhvilloi një takim modest në Laprakë, ku ajo që të binte në sy ishte numri i pakët i pjesëmarrësve.
Gjatë fjalës së tij, veç të tjerash, Berisha u shpreh se “në këto 13 vite të qeverisë “Rama”, djersa dhe mundi i shqiptarëve është shndërruar në hotele e vila nga qeveritarët”. Ai tha se qeveria, të cilën ai e quan regjim, largoi nga Shqipëria rreth 1.1 milionë shqiptarë. Pasuritë e shqiptarëve, tha Berisha, qeveritarët i shndërruan në vila dhe hotele.
Ndërkohë kryetari i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë për t’i prerë rrënjët Qeverisë së Edi Ramës.
Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se qeveria e Ramës ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend.
Ajo që të bie në sy është që po të bësh një krahasim, numri i pjesëmarrëve në takimin e Berishës në Laprakë është shumë herë më i vogël se ai i Lapajt përpara kryeministrisë.
Ky është një zhvillim i papritur që vetëm Berisha mund ta çonte Partinë Demokratike në këtë gjendje që të mblidhte më pak njerëz në shesh se sa Adriatik Lapaj./TemA
Komente











Ne te njejtin kazan fusni koken, nuk u ndjek njeri, vetem, po dhate 10 mije euro per cdo protestues, mund ta mbushni sheshin para kryeministrise dhe si huligane qe jeni, po shkelni mbi gjakun e atyre kater protestueve ne 21 janar 2011 qe u vrane me duar ne xhepa, kam qene ne bulevard ate dite dhe ikem me vrap se pas te shtenave me arme hodhen dhe gazlotsjelles e na mbyten. Shqiperia po behet, mos u xhelozoni shume ju gryksa per karrige pushteti.
Përgjigju