FOTOLAJM/ Berisha e Nano sms për
analistët përballë Tahirit te 'Opinion'
Mbrëmë në emisionin “Opinion” ka pasur një debat të nxehtë mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar përballë analistëve për të folur për situatën e rendit. Ja sms që iu dërguan analistëve.
TIRANE- Mbrëmë në emisionin “Opinion” në tv Klan të Blendi Fevziut, ka pasur një debat të nxehtë mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar përballë analistëve për të folur për situatën e rendit por dhe operacionin e arrestimit të bandës së tritolit.
Shpesh gjatë debatit ministri i Brendshëm Tahiri i tërhiqte vëmendjen analistëve duke i thënë se për pyetjet, dhe qëndrimet e tyre, të cilat sipas tij kishin si qëllim për të zbehur punën e policisë në luftën me kriminalitetin, i bënin pasi lexonin mesazhet që i mbërrinin në celular.
Sot në rrjetet sociale janë shpërndarë dhe fotot ku duket qartë se në telefonatat e analistëve kanë mbërritur një sërë mesazhesh.
(Foto: Me rreth të kuq, SMS e Sali Berishës)Madje në telefonin e një analisti minutë pas minute mbërrinin mesazhe nga ish kryeministri Berisha por dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Në një foto tjetër dërguesi i mesazhit është Fatos Nano i cili i shkruan Artur Zhejit:
“Po fol o lacko se na çau k… ky k…”
Në studio përballë Saimir Tahirit mbrëmë ishin të ftuar analistët Artan Hoxha, Artur Zheji, Robert Rakipllari por dhe Andi Bushati.
Gjatë gjithë kohës analistët kanë mbajtur në dorë celularët.
(Foto: SMS e Fatos Nanos)Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26