TIRANË - Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, ka “injoruar” sot në Parlament fjalën e ish-­kryeministrit Berisha, një gjest i përsëritur ky edhe në seancën e shkuar pas fjalës së gjatë të deputetit demokratë.
 
Berisha ka folur për më shumë se gjysmë ore në lidhje me çështjen e CEZ-it dhe nuk ndali pavarësisht thirrjeve të nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, për t’i dhënë fund fjalimit. Në këto kushte, ministrja Harito “është detyruar” të vendosë sërish kufjet. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)