TIRANË - Familja e ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar nëpërmjet një fotoje të posaçme, postuar në Facebook në faqen e ish-kryeministrit, shoqëruar me fjalët:

"Një urim të përzemërt nga familja jonë në ditën e parë të Vitit te Ri për çdo familje shqiptare. GEZUAR!! sb"

Ndodhen në foto bashkëshortja e Berishës, Liri Berisha, vazja e tij, Argita Malltezi me bashkëshortin Jamarbër, i biri i Sali Berishës, Shkëlzeni, dhe tre mbesat dhe dy nipërit e tyre.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)