Pas Kamzës edhe Lushnja e ka braktisur Sali Berishën. Në mitingun e zhvilluar në këtë qytet shihet se pjesëmarrja është modeste, e denjë për një parti të vogël të sapo krijuar. Me herët Berisha u braktis edhe në ish-bastionin e tij, Kamëz, ku zhvilloi takim me disa dhjetëra militantë.
Pamjet e sotme nga Lushnja janë në fakt paralajmërimi më i pastër për atë që pritet në ndodhë në të gjithë Shqipërinë në 14 maj në raport me dyshen Berisha-Meta.
Nga ky takim, Berisha i ktheu përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar si ‘zorra qorre’.
“Kjo po ndodh dhe megjithatë, ky zotëri ka zgjedhur një mënyrë për fushatë. Asnjë ballafaqim kandidatët e tyre, me kandidatët rivalë, asnjë ballafaqim. Ai vetë nuk pranon të ballafaqohet para qytetarëve, por çdo politikan ka detyrim absolut të dalë para qytetarëve, të ballafaqohet me rivalin, por edhe qytetarët të marrin pjesë në atë ballafaqim dhe ti bëjnë çdo pyetje, ti paraqesin çdo dokument, ti bëjnë radiografinë dhe pastaj të kërkojnë votën.
Kurse ky, mashtrimin, mashtrimin dhe vetëm mashtrimin. Del burri dy metra nga një shesh, në një shesh tjetër me zorrë në gojë, nuk ka më turp. Dhe e bën këtë me qëllimin djallëzor, që njerëzit të mos merren me vjedhjet e tij, të mos merren me faktin se ai udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro vetëm udhëtime me avion taksi”, tha Berisha.
O Birish po paske qene megjithmend torollak .po ik or plak I qelbur futu ne Hale se qelbe dynjane
PërgjigjuA nuk e kupton qe ta kan bo m*tin?
Përgjigju